A u lëndua Betarix nga Donaldi? Kujt iu drejtua me këtë mesazh ‘thumbues’

Beatrix Ramosaj vazhdon e komentohet në mediat rozë, ajo së fundi ka publikuar projektin e saj të fundit ku edhe ka pasur disa pika ku edhe e ka “thumbuar” Donaldin.

Edhe pas kësaj ajo nuk ka ndaluar “thumbat” e saj, këngëtarja ka publikuar një video në ‘Instastory’ ku ironizon kritikat duke shkelur telefonin me këmbë, si metaforë për të treguar se nuk i intereson se çfarë thonë.

Krah videos, ish banorja e “Big Brother VIP” ka shkruar: Nuk e di se kush ka nevojë ta dëgjojë këtë, por opinioni yt në fakt nuk është edhe aq i rëndësishëm.

“Kur e pate nuk dite se majte”, këndon Trixa në një fragment në këngën e fundit “Vonë”, “Jo nuk e gjej tek ti një ndjenjë, je fals”, thotë ndër të tjera në këngën më të fundit.