Alvisa dhe Bashkimi nuk janë më bashkë, pikërisht në momentet që gjërat dukeshin se po shkonin mjaft mirë, Bashkimi befasoi të gjithë me postimin e tij.
Ai tregoi se lidhja e tyre mori fund por nuk tregoi arsyet duke u treguar i rezervuar në këtë aspekt.
Ndërkohë Alvisa së fundmi ka dhënë një intervistë ku tregoi pak më shumë detaje se pse janë ndarë.
Pas deklaratës së saj sot Bashkimi ka qenë i ftuar në emisionin “E diell” ku nuk i shpëtoi pyetjes rreth ndarjes me Alvisën.
I pyetur se a është tradhëtia arsye e ndarjes nga Alvisa ai pranoi të bëhet pis me qumësht e të mos japë përgjigje, duke lënë publikun të nënkuptojë se këtu ka diçka më shumë.
Por cila është e vërteta e ndarjes së çiftit të Për’puthen mbase do të zbulohet në ditët në vijim./Lajmi.net/