A u ndanë? Atdheu nxjerr blof Sarën

“Gjarpër”, kështu e quajti Sara Atdheun në postimet e fundit ku tregonte se ishte ndarë dhe se nuk i besonte më askujt.

Madje Sara shkruante qartë se tani është beqare.

Për më tepër ish-konkurrentja fshiu të gjitha fotot me Atdheun dhe nuk e percjell më në Instagram.

Megjithatë mesa duket këto veprime kanë qenë thjesht për vëmendje pasi i ftuar në “Shqipëria live”, Atdheu e nxori blof Sarën duke deklaruar se ata janë bashkë.

“Ne kemi përputhje reale, jo dosido.

Mos dyshoni tek unë.

Më në fund e kam gjetur veten”, tha Atdheu.

shiko videon nga minuta 5: