A ua merrte mendja se Learta ka lindur në këtë vend?

Learta Jakupi është këngëtare operistike, që tashmë e njeh një publik i tërë.

Në të vërtet, afinitetit të saj për muzikë i dha zë fakti se ajo u bë reja e këngëtares Shyhrete Behluli.

Pra, nëse është dikush që ia ka parë hajrin vjehrrës, atëherë kjo është Learta, e cila megjithatë është falënderuese.

Gjithsesi, Learta Jakupi rrjedh nga një familje e njohur dhe e pasur, që dikur kanë jetuar në Gjermani dhe më pas u larguan duke ardhur në Kosovë, ku edhe zhvilluan disa biznese familjare, shkruan “Kosovarja”.

Ndoshta nuk e keni ditur, por Learta ka lindur në Gjermani dhe në vitin 2003 bashkë me familjen është kthyer për të jetuar dhe vepruar në vendlindje, në Kosovë.