Abazi: Deklaratat e Mustafës dhe Veliut në sinkron me Thaçin dhe PDK-në

Akuzat e rënda kanë nisur në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes pas zhvillimeve të sotme.

Zëvendëskryeministri Haki Abazi ka thënë se Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe nënkryetari i kësaj partie, deri sot ministër, Agim Veliut, janë në sinkron me ato të Presidentit Hashim Thaçi dhe PDK-në.

“Po e vërtetojnë se asnjë herë dhe në asnjë formë nuk e kanë qëllim interesin e qytetarit, sot kur të gjithë jemi të mobilizuar për të mbrojtur qytetarët nga COVID-19.

Kjo frymë e bllokimit dhe sabotazhës ka qenë edhe kur është refuzuar koalicioni parazgjedhor, edhe në kohën e presionit të pa arsye në negociata, deklaratat kundërthënëse dhe ngathtësia e plotë për të vepruar brenda ministrisë së punëve të mbrendshme.

Si duket puna e mirë e rezultatet e mëdha dhe suksesi i çdo ministrie tjetër kanë frikësuar Veliun”, ka thënë Abazi përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Shpresë ka meqë në LDK ka edhe udhëheqës edhe votues që e duan Kosovën më shumë se Veliu, Mustafa dhe Hoti”.