Abazi: Kaq jonjerëzor e pakurrizor të bën etja për pushtet

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi ka shkruar sot se insistimi i presidentit Hashim Thaçi që me çdo kusht të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, do të duhej ta bënte të qartë për LDK’në se cilat janë motivet e tij.

Abazi ka shkruar në Facebook se çdo parti duhet të distancohet nga deklaratat e presidentit, e sidomos LDK’ja.

“Fjalori i papërgjegjshëm, kërcënues dhe aspak presidencial e bën edhe me jokushtetues se ç’është.

Nga fjalimet se nuk do t’i prisnim me çaj protestuesit deri tek veprimet e nëndheshme, duke interferuar me deputetët dhe vullnetin e tyre, sidomos të atyre që përfaqësojnë pakicat për të mos votuar qeverinë Kurti”, ka deklaruar ai, duke shtuar se LDK’ja po ia mban ‘zhagun’ Thacit, duke përjashtuar anëtarët e saj.

“Është e tmerrshme të mendohet që LDK i mban “zhagun” Thaçit, përderisa përjashton të vetët .

Është edhe më e tmerrshme kur përjeton heshtjen e atyre që kanë prindërit e vr.arë në periudhën e pasluf.tës dhe vetem për fushatë i përdorin, sikur të ishin vetëm poster reklame që përdhoset sapo të përfundojë fushata.

Kaq jonjerëzor e pakurrizor të bën etja për pushteti”, tha Abazi.

Kjo deklaratë e zëvendëkryeministrit në detyrë vjen një ditë pasi që presidenti e ka quajtur Vetëvendosjen, ndërmarrje kri.minale./express

https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10157038635125718