Zëvendëskryeministri në largim, Haki Abazi ka reaguar pas deklaratave të të Dërguarit Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), për Dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abazi i ka dal në mbrojtje, shefit të tij, Albin Kurti lidhur me heqjen e taksës 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë.
“Amerika nuk i do servilët, Amerika i do patriotët.
Zhvillimi Ekonomik dhe shtetin ligjor e të drejtë e gjeni në çdo fjali të programit dhe angazhimet e pakompromis të LVV.
Grenell konfirmoi sot”, ka shkruar Abazi.
“Kurti nuk ka bërë asnjë gjë ndryshe përveç asaj që ka bërë në fushatë elektorale, ne do ta heqim taksën 100%, në secilin takim Kurti ka thënë pas heqjes së taksës do të vendosim reciprocitet.
Jo për të parandaluar dialogun por për të siguruar të jemi të barabartë”, është shprehur Abazi.