Web Analytics
BallinaAbazi për Qeverinë Hoti: Janë një grumbull i qyqarëve

Abazi për Qeverinë Hoti: Janë një grumbull i qyqarëve

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi, ka paralajmërimit të masave të reja shtrënguese për luftimin e përhapjes së koronavirusit, në kohën kur vendi po përballet me rritje të rasteve të reja.

Abazi tha se Qeveria Hoti është ilegjitime dhe se me paralajmërimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ajo është vënë në shërbim të presidentit Hashim Thaçi, i cili kishte kërkuar një gjë të tillë në muajin mars.

“Qytetarët duhet të marrin masa rigoroze ndaj qeverisë Koti që është e paaftë, jo legjitime, kuislingë dhe servile.

“Të pabesit nuk i zihet besë”.

Këta janë një grumbull i qyqarëve që me gënjeshtra e kanë rrëzuar qeverinë, me pafytyrësi po bëjnë të kundërtën e asaj çfarë kanë premtuar dhe tani duke tentuar të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, gjithë qeverinë e kanë kthyer në shërbim të Thaçit.

Njëherë servil, gjithmonë servil”.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit