Web Analytics
BallinaAbazi pyet Haradinajn: Cili shërbim sekret ju ka sjellur prej dhomave të...

Abazi pyet Haradinajn: Cili shërbim sekret ju ka sjellur prej dhomave të burgut në Francë, drejt e në kryeministri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi i ka reaguar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili në fillim të seancës së sotme pyeti nëse “Kurti është rekrutuar nga shërbimet sekrete serbe në kohën sa je mbajt në burg?”.

Abazi tha se rrjedhimisht, Haradinaj duhet të pyetet se kush e ka sjellë atë nga burgu në Francë e drejt e në kryeministri.

“Në pyetjen e z.Haradinaj që mendoj që në gjuhën tonë parlamentare nuk duhet të ekzistojnë ajo formë e tentimit të poshtërimit të njerëzve që kanë përgjegjësi e mandat të mbi 50 për qind të popullatës.

E kthen gjuhën parlamentare në një konflikt të panevojshëm”, tha Abazi.

“Rrjedhimisht kjo ngrit çështje të cilat Zotëri Haradinajn duhet pyetur se cili shërbim sekret e ka sjellur prej dhomave të burgut në Francë, e drejt e në kryeministri.

Duhet me kuptu dallimin mes besimit të mbi 50 për qind të popullit dhe marrëveshjeve të natës dhe të nëntokës që kanë qenë në të kaluarën”, tha Abazi.

N.dryshe, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka pyetur kryeministrin Albin Kurti “Mos je njeri i Serbisë”.

Pyetja e Haradinaj në Kuvend vjen pas darkës së Albin Kurti me liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bruksel dhe deklaratës për kri.minelët e luftës.

“Kam dy pyetje për kryeministrin Kurti.

A jeni i rekrutuar nga shërbimet sekrete serbe në kohën sa je mbajt në burg, pra a mban Serbia diçka mbi ty me të cilën të mbanë peng sot e kësaj dite, a është Kosova më e rrezikuar nga ti si i rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë qëndrimit në burg, apo nga çlirimtarët që janë detyrua me e mbajt p.ushkën në dorë me l.uftua për lirinë e vendit.

Pra, duhet të deklaroheni njëherë e mirë sepse qarkullojnë gjatë këto”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit