Abazoviq: Do të vij në Kosovë me kënaqësi – adresa e parë është Brukseli

Dritan Abazoviq ka thënë se do të vijë me kënaqësi në Kosovë tash si kryeministër i Malit të Zi.

Madje, ai thotë se është faji i agjendës së tij që nuk u realizua një vizitë zyrtare në Kosovë gjatë kohës sa ishte zëvendëskryeministër i qeverisë së kaluar.

Absolutisht jam i gatshëm dhe me kënaqësi të madhe.

E shoh si mungesë dhe faji është te unë pasi kanë ekzistuar edhe thirrjet, por ashtu ka qenë dinamika e punës në qeverinë e kaluar që nuk është realizuar vizita ime zyrtare.

Tash si kryeministër do të vij me kënaqësi të madhe”.

Kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi në një intervistë ekskluzive në “Rubikon” e ka konfirmuar se vizita e tij e parë si kryeministër do të jetë në Bruksel menjëherë javën e ardhshme.

“Ideja është që prioritet do t’i jepet vizitave në shtetet në rajon, por adresa e parë e kryeministrit do të jetë Brukseli.

Vizita e parë do të jetë në Bruksel javën e ardhshme, por prioritet do t’i jap marrëdhënieve në rajon dhe me kënaqësi të madhe, por nuk mund të jap datën kur do të realizohet, dhe besoj se nuk do të kalojë shumë kohë deri kur të vijë në Prishtinë”.

Abazoviq ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe ministrat e Qeverisë Kurti janë të mirëseardhur për vizitë zyrtare në Mal të Zi.