Abdixhiku jep një lajm të mirë

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se qarkullimi në Veternik është hapur përfundimisht.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ,Abdixhiku ka falenderuar falenderojë punëtorët dhe mbikëqyrësit e vendpunishtes në Veternik, duke thënë se kjo gjendje nuk e humb mundin e tyre të jashtëzakonshëm.

“Është punuar ditën, është punuar vazhdimisht natën – edhe në shi; është punuar mirë, nga të gjithë. Qarkullimi në Veternik është hapur përfundimisht.

Rruga e planifikuar të niste punimet në prill e të përfundonte dikur në verë, u hap dje; saktësisht një muaj pas vizitës e angazhimit tonë.

Ekipi i ministrisë ka shkëlqyer.

Dinamika e re në këtë projekt do të shërbejë si model e mesazh për secilën vendpunishte tjetër në Kosovë”, ka shkruar Abdixhiku./Express/