Abdixhiku: Kosova vazhdon të ketë numrin më të ulët të rasteve me Covid-19 në rajon

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka folur për gjendjen aktuale për shkak të Coronavirusit në vendin tonë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka publikuar një grafikon duke paraqitur numrin më të ulët të rasteve Covid-19.

“Jemi duke i krahasuar vazhdimisht të dhënat me rajon.

Kosova vazhdon të ketë numrin më të ulët të rasteve me COVID-19.

Por ky s’është lajmi thelbësor.

Lajmi më i rëndësishëm është se vendi ynë vazhdon të ketë trend të sheshtë të lakores.

Pra rritmi i rritjes s’është eksponencial.

E beteja sot nëpër botë bëhet mu për këtë lakore; që ajo të jetë sa më e rrafshët, sa më e sheshtë, sa më pak e pjerrët”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka theksuar se ky rezultat ka ardhur si shkak i masave të marrura me kohë.

“Masat e marra me kohë – para shumë shteteve të tjera në Evropë e po se po edhe këtyre në rajon – bashkë me sjelljen tonë kolektive duket se po japin rezultat.

Për këtë duhet falënderuar secilin prej jush.

Por kjo nuk thotë asgjë nëse s’vazhdojmë të kujdesemi edhe më shumë.

Shumë vende e shtete nëpër botë e kanë humbur betejën në një ditë.

Po ndalëm hapin na pret e njëjta gjë”, është shprehur ministri në detyrë.

Abdixhiku ka kërkuar nga qytetarët që t’i dëgjojnë ekspertët e fushës dhe të kujdesen duke i ndjekur rekomandimet e nevojshme mbrojtëse.

“Prandaj na duhet një raund kujdesi final, në atë që ekspertët më të mirë të shtetit po e quajnë periudhë kritike.

T’i dëgjojmë.

Shmangini vizitat familjare, rrugëtimet pa nevojë e daljet e jourgjente.

Jemi në një kohë të pazakontë, por na duhet një veprim krejt i zakonshëm – qëndrimi në shtëpi”, ka shkruar ai në fund./Telegrafi/

Grafikoni i shpresës.Jemi duke i krahasuar vazhdimisht të dhënat me rajon. Kosova vazhdon të ketë numrin më të ulët të…

Gepostet von Lumir Abdixhiku am Sonntag, 29. März 2020