Web Analytics

Abdixhiku për emërimin e Lushaku-Sadriut në pozitën e nënkryetares: Ajo është një vlerë për Prishtinën

Botuar nga: InfoKosova

Shkarkimet edhe emërimet e reja në Komunën e Prishtinës nga Përparim Rama, kanë nxitur debat në publik, duke i cilësuar këto veprime si hakmarrje ndaj partnerit të koalicionit, PDK-së.

Rama mori vendim ta shkarkonte nënkryetaren e Komunës, Donjeta Sahatçiu e cila ishte nga radhët e PDK-së dhe në vend të saj ka emëruar zyrtaren e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.

Së fundmi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar Lushaku-Sadriun. Abdixhiku tha se ajo është “një vlerë për Prishtinën”.

“Jehonës i urova detyrën e re si nënkryetare në Kryeqytet. Duke e njohur nga afër, si një grua të fortë, me plot vullnet e përkushtim në secilin angazhim që ajo merr, Jehona thjeshtë është një vlerë për Prishtinën dhe gjithë ne! Ju priftë e mbara”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT