Web Analytics
BallinaLAJMEAbdixhiku pritet në Senatin e SHBA-së

Abdixhiku pritet në Senatin e SHBA-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po qëndron për vizitë në SHBA ku gjatë ditës së sotme u prit në takim nga Senatori Christopher Murphy dhe ekipi i tij politik.

Abdixhiku thekson se në këtë takim ka shtruar kërkesën për ngritjen e bashkëpunimit bilateral në mes të Kosovës dhe SHBA-ve nëpërmjet ‘Kartës për Partneritet Strategjik’.

“Si anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, Senatori Murphy ka qenë dhe mbetet gjithherë aktiv në rajonin tonë. Në këtë drejtim, kërkesat tona për mbështetje ndaj popullit të Kosovës, institucioneve të Republikës, e aspirstave tona për anëtarësim në aleancën e NATO-s, ishin krejt të natyrshme. Po ashtu, në takim u theksua nevoja e bashkëpunimit të ngushtë në fushën e politikës së jashtme, energjetikës e zhvillimit ekonomik” shkruan Abdixhiku në Facebook.

Tutje Abdixhiku thekson se mbështetja e Senatit dhe Sentorëve nga të gjitha anët, ka prodhuar gjithherë momente historike për Kosovën.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit