Abdullahu: Qeveria e re është e domosdoshme

Analisti politik, Faton Abdullahu, ka thënë se Gjykata Kushtetuese përmes vendimit të saj mund të qartësojë se a mund të krijohet Qeveria e re ose jo.

“Konsideroj se Qeveria e re është bërë e domosdoshme për shkak të përçarjeve që pati në Qeverinë Kurti.

Nuk jam fare entuziast ndaj Qeverisë së re.

Hapësira brenda Kushtetutës…nuk është përcaktuar afati kohor.

Kush e jep atë afat kohor – i ka dhënë Presidenti.

Por Vetëvendosje nuk ka të drejtë që pafundësisht ta përdorë këtë hapësirë”, ka thënë Abdullahu, njofton Klan Kosova.

“VV është fituese nuk është ku ta di çka para LDK, por është fituese.

Kur po flitet për një Qeveri të re të drejtën pas një afati të caktuar, VV nuk mund të dërgojë mandatar për çështje kohore, por s’ka me kënd të bëjë Qeveri”.

Abdullahu në Info Magazine ka thënë se Qeveria Kurti ka rënë për shkak të dialogut me Serbinë.