Abdullahu: VV e LDK me inate dhe kërcënime ndaj njëra tjetrës, këtu po e pëson Kosova

Njohësi i çështjeve politike, Faton Abdullahu po thotë se Vetëvendosje dhe LDK po e përdorin taktikën e kërcënimeve të ndërsjella.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se kërcënimi po ndodhë me trysninë e kohës kushtetuese.

“LDK në anën tjetër e kuptoj kërcënimin.

Mu kështu si kërcënim dhe si inati e lexoj këtë reagim të LV.

Prandaj pa humbur kohë LDK në stilin ‘a po mendoni që po bëjmë blof ne a? ‘ konkretisht Kryesia e saj, vendosi të përgjigjet edhe më ashpër me një lloj si ultimatumi.

E shkurtuan kohën edhe më shumë nga 15 ditë të cilat LV i aktivizoj të rrjedhin, me qëndrimin ultimativ – deri në fund të kësaj jave duhet të merremi vesh po ose jo.

Çfarë mentaliteti kërcënues dhe inatxhi.

Nëse thotë dikush ‘tipike shqiptare’, jo them unë.

Shqiptarët kanë ditur të lëshojnë pe e të mos kërcënojnë as mbajnë inat për të mirën e përgjithshme.

Por këta nuk po dinë e Kosova po pëson”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

LV – LDK me inati dhe kërcënime

Gjendja momentale e raportit LV-LDK është, kërcënimi i ndërsjellë për ta bindur palën tjetër se propozimi i fundit nuk ishte blof.

Ky kërcënim tashmë po ndodhë me trysnin e kohës kushtetuese.

Kështu për ta sforcuar këtë trysni ndaj LDK-së, LV vendosi në stilin ‘tani ju tregojmë ne juve’ dhe me qëllim që kjo kohë prej 15 ditësh të fillo të rrjedhë, e dërgoj tek Presidenti kandidatin për kryeministër edhe pse pa u arritur marrëveshja.

Pos kësaj mesazhi i LV mund të lexohej edhe kështu- më mirë një fund i keq se të këqijat të rrjedhin pafundësisht me LDK-n hezituese.

LDK në anën tjetër e kuptoj kërcënimin.

Mu kështu si kërcënim dhe si inati e lexoj këtë reagim të LV.

Prandaj pa humbur kohë LDK në stilin ‘a po mendoni që po bëjmë blof ne a? ‘ konkretisht Kryesia e saj, vendosi të përgjigjet edhe më ashpër me një lloj si ultimatumi.

E shkurtuan kohën edhe më shumë nga 15 ditë të cilat LV i aktivizoj të rrjedhin, me qëndrimin ultimativ – deri në fund të kësaj jave duhet të merremi vesh po ose jo.

Çfarë mentaliteti kërcënues dhe inatxhi.

Nëse thotë dikush ‘tipike shqiptare’, jo them unë.

Shqiptarët kanë ditur të lëshojnë pe e të mos kërcënojnë as mbajnë inat për të mirën e përgjithshme.

Por këta nuk po dinë e Kosova po pëson.