Abdullahu: VV’së t’i vijë marre, pse nuk shkojnë sot si qeveritarë ta ngulin flamurin

Analisti i njohur politik, Faton Abdullahu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka gabuar që e ka kandiduar Shpejtim Bulliqin për kryetar të Podujevës, duke thënë shtuar tutje se kauzat e kësaj partie për Çakorrin kanë qenë të sajuara.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se Bulliqi të gjithë votat dhe simpatinë i mori me kauzën për tokën që e shitën ‘tradhëtarët’.

“Sipas logjikës së ndërtuar me vite tani Qeveria Kurti prioritet mbi prioritetet duhet ta ketë kthimin e tokës.

Cila çështje mund të jetë sot më prioritare se sa kthimi i tokës nga Mali i Zi.

Shumë vota i ka marrë LV-ja me këtë kauzë të sajuar dhe në thelb kundër interesave evro-atlantike.

Çfarë ndodhi tani me tokën. Pse u harrua. Marre. Nuk ndodhi asgjë Ishte kauzë e sajuar”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Shpejtim Bulliqi kandidat për ‘Komunën e Çakorit’

Po të vazhdohej me të njëjtin moral politik dhe me të njëjtat pretendime, ashtu si ka qenë në opozitë, sot LV, konkretisht Albin Kurti, do të duhej ta kandidonte Shpejtim Bulliqin për Kryetar të ‘Komunës së Çakorit’ e jo të Podujevës.

Po po mirë e thash.

‘Komunës së Çakorit’ që të obligohet kështu e të lidhet për fjalët e kauzës së tij e të partisë së tij që të punoj e të na kthej tokën që na e morën malazezët.

Tokën që ja ‘fali’ në atë kohë ‘Qeveria tradhtare’ që ‘shiti tokën’ e stërgjyshërve tanë.

Çfarë kërkon Bulliqi të kandidoi për Kryetar të komunës së Podujevës në skajin tjetër të Kosovës kur të gjitha votat dhe simpatinë i mori me kauzën për tokën që e shitën tradhtarët.

Çka ndodhi sot që të humb vlera dhe kauza e kësaj toke për LV-në.

Pse nuk shkojnë sot si qeveritarë, ashtu siç shkonin dje si opozitarë ta ngulin flamurin shqiptarë atje.

Sipas logjikës së ndërtuar me vite tani Qeveria Kurti prioritet mbi prioritetet duhet ta ketë kthimin e tokës.

Cila çështje mund të jetë sot më prioritare se sa kthimi i tokës nga Mali i Zi.

Shumë vota i ka marrë LV-ja me këtë kauzë të sajuar dhe në thelb kundër interesave evro-atlantike.

Çfarë ndodhi tani me tokën.

Pse u harrua.

Marre.

Nuk ndodhi asgjë Ishte kauzë e sajuar.

https://www.facebook.com/faton.abdullahu.9/posts/3054274394604059