Abelard Tahiri: Zgjedhja e Kurtit skandaloze, po shkarkon njerëzit për të sjellë militantët

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se zgjedhja e Albin Kurtit kryeministër ka qenë skandaloze, ndërsa thotë se tash po e tregon fytyrën e vërtetë duke larguar njerëzit nga pozicionet e tyre.

“Zgjedhja e tij skandaloze.

Ka kaluar sa kohë, ende nuk e kemi programin qeverisës.

Sot me mungesë të vizionit të tij politik, ai ka vendosur me zhvendos vëmendjen tek largimi i njerëzve nga pozicionet politike.

Po e shohim fytyrën e vërtetë të tyre.

Njerëz abuzues, po duan t’i kthejnë militiantët e tyre partiakë” ka thënë Tahiri.