Abrashi: Ekziston mundësia për Qeveri të Unitetit, ende s’i kemi diskutuar partnerët

Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi është deklaruar pas përfundimit të takimit të liderit të LDK-së, Isa Mustafa me të parin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ai tha se Mustafa zhvilloi sot dy takime shumë pozitive një me të parin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe së fundi me Limajn.

Sipas Abrashit nga të dyja takimet bisedimet ishin për gjendjen e përgjithshme, situatën pandemike në të cilën është vendi dhe në atë të cilët pritet të jetë.

“Presioni për tarifën, pandemia dhe dialogu që që e pret vendin në të ardhmen.

Kanë biseduar edhe për mocionin që do ta paraqesë LDK në orët në vijim, të dy takimet patën shprehje pozitive që do të përkrahin këtë mocion.

Me PDK-në nuk kemi pasur asnjë kontakt, as s’besoj se do të kemi.Mustafa gjatë ditës do të tentoj të takojë apo bisedoj në telefon me z.Pacollin.

Do të shohim në ditët apo orët në vijim por s’është diskutuar për bisedë me PDK-në.

Në Grupin Parlamentar veçse kanë përgatitur një tekst të cilin ende nuk e kam parë, por ajo që është diskutuar dje është çështja për kërkesat e vazhdueshme për heqjen e tarifës, sidomos gjatë ditëve të fundit”, tha Abrashi.

Ai deklaroi se tarifa 100% e vendosur ndaj produkteve serbe është thelbi i kësaj përgatitje për mocionin.

“Vendi po përballet me një pandemi dhe nuk duhet humbur kohë tani.

Në Kryesi ka pasur vetëm një votë kundër që tashëm ka dalë në media, apo dy.

Pati një konsesus të plotë, secili anëtarë i Kryesisë ka pas përvoja, sot është bërë e ditur edhe nga Kryetari i Vitisë lidhur me marrëdhëniet me KFOR-in dhe pamundësimi I zhvillimit të punës.

Ka mund të shkojë edhe më keq, kërkesat tona të largohet taksa dhe të jemi bashkë me partnerin strategjik ishin tash e disa javë.

Në kohë të vështira na nevojiten partnerët dhe për atë arsye erdhi deri tek ky mocion.

Nuk erdhi shkaku jonë, por shkaku që u shkel marrëveshja.

Pasi ishte që shkarkimi I ministrave të bëhet në konsultim e sipër dhe me këtë bëri shkelje Kurti.

Nuk presim largim të dikujt nga LDK, presim të kalojmë këtë me shumë maturi”, tha ai.

Abrashi u pyet nëse ka mundësi që shumë shpejtë të ketë një takim mes Isa Musatfës dhe Albin Kurtit ku deklaroi që sigurisht që mund të ketë.

“Sigurisht që pritet ndonjë takim mes Kurtit dhe Mustafës ne s’kemi asgjë të keqe, presim të kemi edhe bashkëpunime të tjera.

Shpresojmë që s’do të ketë nevojë të shkohet në zgjedhje, edhe janë parandalu dhe shty ato në Podujevë dhe s’besoj se do të ketë nevojë të shkohet në zgjedhje.

Duhet të propozohet ndonjë zgjidhje, duhet të diskutojmë me strukturat tona, është përmendur edhe Qeveria e Unitetit, por do të diskutohet edhe ajo.

Nuk i kemi menduar subjektet.

Nesër do të qojmë sinjale në ShBA që s’jemi pjesë e një qeverie që po cilësohet anti-amerikane”, tha Abrashi./Indeksonline/

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/658663484886039/