Shpend Ahmeti e ka në rrezik të ardhmen politike, ai është renditur gati i fundit në listën për deputet.

E kjo gjë e bën Ahmetin që të jetë më pak i votuar.

Kështu mendon Arban Abrashi.

Arban Abrashi vë bast se Shpend Ahmeti s’do të bëhet deputet

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, është përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e koalicionit mes PSD’së dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ahmeti, i cili aktualisht mban postin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, është renditur i fundi në listën e koalicionit AAK-PSD.

Kandidimi i Ahmetit me numrin 110 në listë e ka shtyrë ish-rivalin e tij për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që të vërë bast.

Ai ka parashikuar se Ahmeti nuk do të bëhet deputet në legjislaturën e ardhshme.