Web Analytics
BallinaUncategorizedAdele humb peshë në mënyrë drastike

Adele humb peshë në mënyrë drastike

Bota është mrekulluar me humbjen e pabesueshme në peshë të yllit të muzikës Adele.

Dhe është zbuluar se rezultati i pamjes së saj të re është kryesisht nga dieta që ajo i është nënshtruar, pasi asaj nuk i pëlqejnë ushtrimet.

Adele thuhet se është trajnuar nga Camila Goodis, e cila e ndihmoi atë të arrijë peshën e dëshiruar.

Instruktorja u njoh me Adelen përmes gruas së Robbie Williamsit, madje u dha atyre një stërvitje të përbashkët në rezidencën e këngëtarit.

“E trajnova Aydan për një kohë të gjatë dhe ndodhi që ata janë miq të mirë, kështu që unë u njoftova me Adelen kur ajo ishte atje në shtëpinë e Robbiet”, tha 36-vjeçarja Camila. 

“Nuk besoj se i pëlqeu shumë stërvitja, por ajo ka ndryshuar stilin e jetës së saj dhe besoj se rezultati erdhi 90 për qind nga dieta.” 

Camila, e cila është gjithashtu një psikologe, tha se Adele aktualisht nuk është një klient e rregullt, por tha se pamja e saj e re varet nga “një dietë e shëndetshme e ekuilibruar, duke ngrënë më pak kalori në ditë dhe duke shpenzuar më shumë energji”.

Sipas raportimeve, Adele ka kërkuar ndihmën edhe të dy trajnerëve të fitnesit Joe Wicks, i njohur edhe si The Body Coach dhe trajnerit të famshëm Dalton Wong, i cili më parë ka punuar me aktoren Jennifer Lawrence, gjë që ka ndikuar që Adele sot të ketë humbje të madhe në peshë.

Dyshja e trajnerëve deklaroi se transformimi i saj i madh ka qenë një rezultat po ashtu i peshave në palestër, duke ulur sheqerin dhe gjithashtu duke ndjekur dietën Sirtfood, e cila përqendrohet në ushqimet bimore, të cilat ndihmojnë në humbjen e oreksit.

Rrjetet Sociale

630,781FansaPëlqeje
28,195NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit