Adele shfaqet në publik me të dashurin e ri

Adele ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për një lidhje të mundshme me reperin Skepta.

Megjithëse përflitej prej kohësh se janë bashkë, këngëtarja me famë botërore mohoi thashethemet duke thënë se nuk po del me askënd por së fundmi, këngëtarja është shfaqur në finalen e NBA-së me Rich Paul ku shiheshin pranë njëri-tjetrit.

Megjithëse shumë njerëz supozuan se takimi i tyre ishte rastësor, thuhet se ka më shumë se kaq, dhe agjenti sportiv është i dashuri i saj, dhe spikeri Brian Windhorst hodhi dyshimet se dyshja janë në një lidhje dhe se loja e basketbollit ishte paraqitja e tyre e parë si çift.

Në podcastin e tij The Lowe Post , Windhorst zbuloi: “Rich Paul sjell të dashurën e tij në lojë për t’u ulur pranë LeBron e dashura e tij është Adele.” /abcnews.al