Adelina feston ditëlindjen, kaq vite ka mbushur

Këngëtarja e njohur Adelina Berisha sot feston ditëlindjen.

Ajo vazhdon të cilësohet si një emër i njohur në skenën muzikore, duke vazhduar me përkushtim punën e saj.

Këto ditë ajo po qëndron në Amerikë, ku edhe për ditëlindje ka vendosur që të qëndrojë atje.

Për ditëlindjen e 30-të ajo pranoi urime e befasi të shumta, një ndër to Adelina ka ndarë një fotografi me ndjekësit e saj.

“Faleminderit për Dafina dhe Ori për këtë surprizë kaq të bukur, sot është ditëlindja ime”, ka shkruar Adelina sipër fotografisë ku shihet një tortë mbi të cilën shkruan “Urime ditëlindja Linush”. /Kosovarja/