Adelina tregoi se a e ka problem diferencën në moshë me bashkëshortin, Serjozha Markov.
Madje lidhur me këtë çështje ajo shumë herë është paragjykuar, por gjithmonë ka treguar se është shumë e lumtur dhe e dashuruar në lidhjen me Serjozhën.
Së fundi, një fans e pyeti “Diferenca ne moshe ne cift sjell debate? Apo t’lejon te llastohesh me shume? Pozitive/Negative?”.
Këngëtarja tha se nuk e ndjen fare diferencën në moshë me bashkëshortin, madje e sheh si gjë pozitive, ngase vlerëson se njv burrë më i pjekur në moshë e vlerëson një femër më shumë.
“Te jem e sinqert une aspak nuk e ndjej diferencen edhe pse e kemi!
Ndjehesh me e Respektuar, vleresuar!
Sepse nje burr me nje mosh te pjekur kur dashurohet din ta vlersoj femren dhe ta trajtoj me ndryshe!
Ne kte jam e bindur!
Un ndjehem me e dashuruar dhe e dashur se kurr!
Kte fat do ja d eshiroja cdo femreje!
Ne jemi 7 vite te plota bashk per 8 dhe cdo dite duhemi sikur diten e pare!
Po une besoj se rezultati eshte vetem pjekuria e tij!
Dhe vetebesimin qe e kemi te dyt!”, ishte përgjigja e saj.