Adelina: Kurrë s’kam fol për dhimbjen që e kam për ty

Në përvjetorin e katërt të ndarjes nga jeta, Adelina përlotë me dedikimin për nënën.

Sot kur janë mbushur katër vite nga momenti kur Mona, nëna e këngëtareve Adelina e Zanfina Ismaili ndërroi jetë, Adelina ka bërë një dedikim prekës.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja e njohur ka përlotur me fjalët e saj.

Kurr s’kam fol për dhimbjen që e kam për ty se jam friëksu që kam me i dridh shtatë qiej e tokës nëse e lëshoj dhimbjen me dal.

Ata qiej ku m’ke mësu me fluturu e këtë tokë që m’ke mësu me iu kthy.

E këta njerëz që më ke mësu me i dasht.

E këtë jetë që po e mësoj pa ty.

Qysh me spjegu diçka që nuk mbarron kurrë?

Sashpirtin të du e nuk ka çast që nuk të kërkoj.

Krejt çka ke dasht e kom ndalu me bo se nuk janë sytë e tu me pa.

Ma pak kishte me dhimt me m’paslanë kujtime pa krenari.

Ti ma ke lanë rrugën e shtruar me dashni e mburrje edhe për shumë jetë.

E dy engjujt që veq të mirën e njohin.

Përjetësisht puth edhe tokën kah ke ec mami’ – shprehet Adelina në vargjet e ndjera e tejet emocionuese.

Mona Ismaili, një prej menaxhereve të para në estradën shqiptare që theu shumë barriera e stereotipe ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë.