Adelina tani shfaqet e veshur me dallam gjigant, kështu ‘palohet’ ajo si nuse

Adelina Ismaili, është ikonë e ekranit shqiptarë, ani pse shumica e audiencës e njeh atë si këngëtare, tani bukuroshja nga Prishtina, po e praktikon një profesion tjetër.

Ekranit nuk i ka ikur, po që së fundmi atë jemi duke e parë si modetore në emisionin e saj, “ “8à8”, program ky që trajton tema të ndryshme me mysafirë të ndryshe.

Pasi që është pjesë e televizionit, është një ekip i tërë që kujdeset për paraqitjet e saj, pasi në çdo emision ajo duket me një stil ndryshe, mirëpo se fundmi, ‘Divë’ e kemi parë me veshje tradicionale.

Ditë me parë ajo postoi disa foto ku shfaqej e veshur me dimi e jelek, ndërsa sot, Adelina ka publikuar disa foto e video ku shfaqet e veshur me dallam, në këtë veshje ajo nuk ka hezituar edhe të ‘palohet’ si nuse.