Adnan Blaku është humoristi kosovar që për publikun njihet si “Sofia”.
E humoristi së fundi ishte pjesë e një interviste ku shpalosi disa nga gjërat e tij kryesore.
Në rublikon “60 sekonda” për “Prive”, ai me shaka ka treguar passwordin e internetit në shtëpi.
Sipas tij ai passwordit ia ka vendosur “Isa Mustafa” e për këtë ai ka edhe një shpjegim.
Humoristi kosovar tha se ai vendosi këtë emër pasi askujt nuk do i shkonte mendja ta vidhte.
Ai mes tjerash flet edhe për humbjen më të madhe në jetë, partneret dhe surprizën e ditëlindjes./Lajmi/