Adriana Matoshi për kolegen e saj: “është si shpirt”

Deputetet Adriana Matoshi dhe Duda Balje ishin sot të ftuara në emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi summer”.

Ato kanë folur më shumë për rastin e fundit, se si shpëtuan nga dh.una një nënë me dy vajza të mitura.

Ndërkohë, duke folur për bashkëpunimin e tyre si deputete, ato kishin fjalët më të mira për njëra-tjetrën.

Shumë shpesh, deputetet e Kuvendit të Kosovës prej partive të ndryshme i kemi dëgjuar me fyerje, ak.uza e debate të ashpra për çështje të ndryshme.

Por, rasti i Matoshit dhe Baljes është për t’u vlerësuar.