Adrola Dushi thjesht po shkëlqen në imazhet e fundit

Adrola Dushi si me grim dhe pa grim duket mbresëlënëse, këtë e ka dëshmuar vazhdimisht në shumë paraqitje të sajat, ajo herë pas here është pjesë e ekranit dhe pa dyshim që i duhet të duket e bukur dhe e kruar.

Për paraqitjet e saj ka treguar shpesh se bashkëpunon me Kacin, Sellmen dhe Valdrin Sahitin të cilët e bëjnë punë të jashtëzakonshme me vipat dhe klientët e tyre.

Ata kujdesen për Arolen po thuajse gjithmonë, ku e bëjnë Adrolën të shkëlqej për secilën paraqitje të saj.

Puna e tyre i pëlqen edhe Adrolës, e cila nëpërmes një postimi në rrjetin social Instagram ku ka në një farë forme bashkëpunëtorët e saj e bëjnë të ndihet e bukur dhe e brishtë.

“E ngecur mes të qenit i fortë dhe i brishtë, e kuruar nga tre Muskutjeret”– ka shkruar bukuroshja në gjuhën angleze.

Ndër të tjera, Adrola nëpër intervista ka thënë se përpos punës i ka edhe miq shumë të mirë./kosovarja