Afërdita me foto superseksi para pasqyrës

Afërdita Dreshaj vjen gjithmonë atraktive dhe joshëse në postimet që bën.

Por, përveç elegancës modelen shqiptare shpesh herë e shohim edhe në veshje sportive.

Aferdita në formë të mirë dhe superseksi u shfaq edhe në fotografinë e fundit që solli për adhuruesit në Instagram.

Në një “selfie” para pasqyrës, Afërdita dukej tejet tërheqëse, ndërsa linjat e saj të formësuara morën gjithë vëmendjen.

Ndryshe, rikujtojmë që Afërdita prej vitesh jeton në Amerikë bashkë me bashkëshortin e saj, hokeistin çek, Jakub Kindl.