Afrona vjen nga Zvicra për një darkë me Bleron

Këngëtari i njohur Blero dhe modelja Afrona Dika muaj më parë u martuan me një dasmë madhështore.

Çifti kurorizuan dashurinë e tyre pas disa vitesh në lidhje.

Ata kanë ndërtuar një raport të lakmueshëm mes vete me dashuri e respekt të ndërsjelltë.

Kohë pas kohe bëjnë dedikime për njëri tjetrin, e në raste të veçanta surprizohen me dhurata.

Duke qenë se karriera është një faktor që po bën të jetojnë në largësi, ata me mundësi të parë vrapojnë ta shohin njëri tjetrin.

Kështu ka vepruar mbrëmë Afrona e cila ka udhëtuar nga Zvicra për të darkuar me Bleron.

Ajo publikon imazhe në Instagram, teksa tregon se është pranë bashkëshortit të saj./Kosovarja/