Web Analytics
BallinaAgim Ademi demanton vetveten pasi iu zbulua gënjeshtra

Agim Ademi demanton vetveten pasi iu zbulua gënjeshtra

Agim Ademi është munduar të mbuloj “gënjeshtrën” që i doli në shesh gjatë ditës së djeshme.

Ditë më parë, numri një i FFK-së kishte deklaruar se shpenzimet e udhëtimit në Katar të Kombëtares dhe stafit i ka paguar Suedia.

Gjatë ditës së sotme këtë e ka hedhur poshtë menaxheri i Kombëtares së Suedisë, Pettersen.

“Nuk është e vërtetë që kemi paguar për Kosovën” ka thënë ai për ‘fotbollskanalen”.

E kur të gjitha këto dolën në shesh, ka ardhur edhe reagimi i Agim Ademit.

Ai pas ndeshjes, në një prononcim për RTK ka thënë se shpenzimet i ka paguar një kompani private e afërt me Suedinë duke u munduar të mbuloj atë që kishte thënë para disa ditëve.

FFK është kritikuar nga shumica e zyrtarëve të klubeve të Superligës, ku njëzëri kanë thënë se investimin e tyre po e zhvatin në Katar.

Nga 25 punonjësit e administratës së FFK-së, 20 kanë udhëtuar drejtë Katarit bashkë me Kombëtaren. /IndeksOnline/

Rrjetet Sociale

630,223FansaPëlqeje
28,214NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit