Agim Gërguri: Eh, këtë s’po ma pranon truri!

“Nuk dëshiroj ta dëgjoj fjalën “mbret” nga shqiptarët, sepse ne, shqiptarët, të gjithë mendojmë se jemi mbretër!”, thotë Agim Gërguri, i grupit më të njohur e më të pëlqyer, “Fisnikët”.

Nuk kisha dashur të dëgjoj muzikë të keqe.

E, muzikë e keqe është ajo që nuk ka tekst të mirë dhe që ka melodi të huazuar.

Nuk më pëlqen josinqeriteti i njerëzve, gënjeshtrat dhe vonesat e tyre.

Sepse, me vonesë dhe gënjeshtër njeriu s’mund të arrijë askund.

Nuk më pëlqen hiç përçarja e shqiptarëve ndërmjet veti, sindrom ky që u krijua nga politikanët tanë.

Të bëhet shqiptari armik i shqiptarit, kjo është më e dëmshmja e kombit tonë!

Kjo na ka kushtuar gjithmonë edhe gjatë historisë e periudhave të ndryshme, siç po ndodhë edhe sot…

Këto fjalë të Agim Gërgurit nuk janë që i ka thënë sot.

I ka thënë para pesëmbëdhjetë vjetësh, por që asgjë nuk dëshiron të ndryshojë as sot, meqë, siç thotë ai, as sot bash asgjë s’ka ndërruar e as ndryshuar./Kosovarja/