Emri i nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliut, është përflitur gjatë ditës së sotme në medie si kandidat i mundshëm për kryeministër të vendit.
Ai ka thënë se nuk është duke u marrë me këtë punë dhe nuk preferon të lëshohet në deklarata të tilla.
“Vallai, nuk kisha fol për këtë punë unë sepse nuk jam duke u marrë me këtë punë fare.
Nuk jam unë njeri që mendoj se këto punë duhet të bëhen përmes portaleve dhe medieve.
LDK ka organe dhe mekanizma që i kryen punët aty ku duhet”, ka deklaruar ai.
E sa i përket takimit me Lëvizjen Vetëvendosje, Veliu ka thënë se janë në pritje të një zgjidhjeje të mundshme nga ana e partisë fituese.