Ish Miss Kosova Agnesa Vuthaj ka kujtuar kohën kur e mori kuroren e missit.

Ajo dukej shumë e bukur edhe atë kohë, por e tillë duket edhe tani.

Ishte viti 2003 kur bukuroshja pejane rrëmbeu kurorën e më të bukurës së Kosovës.

E prej atëherë vazhdon akoma të mbetet nga femrat më të bukura shqiptare.

Agnesa është shembulli i femrës që përkundër kalimit të viteve e ruajti dhe e përtëriu bukurinë e saj.

Pozitiviteti, ëmbëlsia dhe sharmi e kanë karakterizuar gjithmonë.

Ajo sot është aktive në projekte të shumta duke mos u ndalur asnjëherë.

Nga aktivitete e saj në Instagram sot ajo ka kujtuar momentin më të bukur të jetës së saj, që realisht e solli këtu ku është.

Me një fotografi në llogarinë e saj bukuroshja kujton kohën kur u bë miss Kosova.

E bukur atëherë dhe më e bukur tash./Kosovarja/