Agnesa Vuthaj ‘mahnit’ me fotosesionin e fundit

Agnesa ka realizuar fotosesion.

Bukuroshja shqiptare, Agnesa Vuthaj, njihet për thjeshtësinë e saj.

E tillë shfaqej edhe nëpër intervista të ndryshme e projekte të realizuara.

Mirëpo ajo është aktive edhe në rrjete sociale, andaj me paraqitjen e fundit sigurisht se do të merrte vëmendjen e shumë ndjekësve.

Ditë më parë ajo i ka publikuar disa foto nga fotosesioni i fundit, mirëpo duket se nuk ka mbaruar me kaq.

Agnesa së fundmi e ka publikuar edhe një tjetër fotografi në të cilën shfaqet me shumë stil.

Pranë saj ajo u ka bërë një pyetje ndjekësve.

“A është më mirë të kujtosh apo të harrosh?”, ka shkruar Agnesa dhe sigurisht se nuk kanë munguar as përgjigjet./Lajmi.net/