Presioni për performancën e tij si sulmuesi më i mirë në Premier League duhet të ketë qenë shumë i lartë, por asnjërit nuk ja merrte mendja se Sergio Aguero do t’i lyente flokët ngjyrë gri në moshën 30 vjeçare.

Në rrjetin e tij social në Instagram lojtari ka shpërndarë foton me flokët e lyera, duke falënderuar stilistët Alan Beak dhe Georgie Mathers.

Ky ndryshim në look-un e lojtarit vjen përpara derbit me Manchester United dhe mesa duket Aguero kërkon një paraqitje më serioze.