“Ah robt…”, Abelard Tahiri shanë deputetët e LVV-së

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka sharë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Tahiri dëgjohet duke thënë “hajde hajde ma shumë ma shumë, a robt jau q***”, derisa vazhdon ti bie tavolinës me gotë.

Tahiri siç duket ka harruar që kishte të ndezur mikrofonin.

E gjithë kjo ndodhi pasi që LVV përmendi emrin e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt të cilët përmenden në raportin e Freedom House ku të dy këta përmenden si persona të lidhur me kr.imin dhe korrupsionin.

Ndryshe para këtij momenti opozita bojkotoi fjalimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke i go.ditur tavolinat.

Momentin kur Tahiri shanë deputetët e LVV-së mund ta dëgjoni në videon më poshtë. /Telegrafi/