Ahmeti: 13 rastet me Covid-19 në Prishtinë, të ardhur nga jashtë

Sipas Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, deri me tani janë konfirmuar 91 raste të konfirmuara në Kosovë, 13 në Prishtinë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nuk duhet lejuar rritjen e më tejmë të rasteve.

Ai ka theksuar se periudha e ardhshme është e rëndësishme dhe “duhet ta kemi në dorë”.

“91 raste të konfirmuara në Kosovë, 13 në Prishtinë.

Të gjitha raste nga kontaktet ose të ardhura nga jashtë.

E dimë që janë ditë të vështira këto, por ndoshta periudha e ardhshme është tre herë më e rëndësishme.

Nuk bën të lejojmë rritjen eksponenciale të rasteve.

Këtë e kemi në dorë, #bashkë.

Veç #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/

91 raste të konfirmuara në Kosovë, 13 në Prishtinë. Të gjitha raste nga kontaktet ose të ardhura nga jashtë. E dijmë…

Gepostet von Shpend A. Ahmeti am Samstag, 28. März 2020