Ahmeti: Çfarë kuptimi ka mbyllja e kufijve kur në Ballkan fshihen shifrat e të infektuarve

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkruar rreth situatës pandemike në Ballkan dhe rritjes enorme të ras teve të reja të infektimeve me COVID-19.

Sipas tij, Ballkani gjendet në kulmin e pandemisë dhe është shprehur krit ik ndaj vendimeve të disa shteteve për mbyllje të kufijve.

Madje Ahmeti ka thënë se ka shtete në Ballkan të cilat edhe po i fshehin shifrat e personave të infektuar për shkak të turizmit.

“Shtetet e Ballkanit janë ne kulmin e epidemisë.

Disa mund të fshehin numra për shkak të turizmit.

Por përafërsisht të gjithë në shporten e njejtë.

Çfarë kuptimi kanë mbyllja e kufijve apo ndalesat më të mëdhaja se brenda shtetit ende nuk e kuptoj!”, ka shkruar ai.

Sa i përket rritjes së ras teve të personave të infektuar me COVID, Kosova dje ka shënuar një rekord të ri.

Si pasojë e kësaj, edhe Qeveria e Kosovës është duke shqyrtuar një varg masash.

Sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore, pritet që të rriten kontrollet nëpër kufij, dhe personat që lëshojnë Kosovën për një periudhe kohore prej 48 orësh, në momentin kur do të kthehen do t’iu kërkohet testi PCR apo vetëdeklarimi për izolim 7 ditor.

Ak tualisht vetëm Shqipëria i ka kufijtë e hapur me Kosovën.

Në Serbi, Maqedoni të Veriut e Mal të Zi nuk mund të futesh pa e dokumentuar se nuk je i infektuar me COVID-19./Express/