Ahmeti: E këtë nuk ja u patëm borxh, ama bash hiç

Pas situatës së krijuar orëve të vendit nga masat e reja të vendosura nga qeveria dhe më pas konferenca e presidentit Thaçi, ka reaguar kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai në një postim të bërë në Facebook ka thënë se qytetarët e Prishtinës vazhdojmë të merren me sëmundjen, e ka bërë thirrje që të rrihet sa më shumë në shtëpi.

Duke shtuar se s’keni nevojë me testu institucione për shkak të konfliktit politik që po ndodhë.

Ky është postimi i plotë:

E këtë nuk ja u patëm borxh, ama bash hiq!

Qytetarë të Prishtinës, vazhdojmë të merremi me semundjen. Nesër #rriNshpi sa më shumë që mundeni e posaçërisht në oraret e kufizuara sipas vendimit të qeverisë.

Ju që e keni të domosdoshëm paraqitjen në vend të punës shkoni para orës 10:00 dhe kthehuni në shtëpi pas orës 16 deri në 20.

Skeni nevojë me testu institucione për shkak të konfliktit politik që po ndodhë. Më dëgjoni, ruani vetën dhe familjet. Duhet ta ngadalësojmë virusin. Derisa të shtyhen në Gjykatë Kushtetuese mendoni vec për komunitetin se prapë te kjo betejë do kthehemi. Sonte fleni të qetë.

#rriNshpi