Ahmeti: Qershia në tortë, vetëm një rast në Prishtinë, afër jemi!

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është shprehur se është i gëzuar që numri i rasteve të reja nuk po rritet.

Ai tha se mbrëmë është vetëm një i infe.ktuar me koronavirus në Prishtinë, që e ka konsideruar si qershia në torte.

“Qershia në tortë për sot, vetëm një rast në Prishtinë, edhe pse 28 në krejt Kosovën.

E di që juve mund të ju duken shumë 28 por për mua është me rëndësi që numri i rasteve të reja nuk po rritet për çdo ditë.

Afër jemi.

#rriNshpi”, ka shkruar ai.