Ahmeti: Situata me COVID-19 mbetet edhe më tej e rënduar, vazhdojmë me kujdes të shtuar

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ape luar te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar për të parandaluar përhapjen e pandemisë

Përmes një statusi në Facebook, Ahmeti thotë se situata me COVID-19 mbetet edhe më tej e rënduar.

Situata me #covid19 mbetet edhe më tej e rënduar, andaj ju lusim shumë që të vazhdojmë me kujdes të shtuar, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e mëtutjeshme të virusit.

Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë!”, ka shkruar Ahmeti.

I pari i Prishtinës ka rikujtuar tri kushtet kryesore për parandalimine koronavirusit.

“Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!”, ka shkruar Ahmeti./Express/

https://www.facebook.com/ShpendAhmetii/posts/3141597429243416