Ahmeti: Të gjitha këstet për leje në Komunën e Prishtinës mund të shtyhen për 90 ditë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se të gjitha këstet për leje në Komunën e Prishtinës mund të shtyhen për 90 ditë.

“Duke marr parasysh ndaljen e aktivitetit ekonomik dhe diskutimet me kompanitë, çdo kompani që nuk ka mundësi me e pagu këstin, dërgon kërkesë elektronike dhe përgjigja do të jetë pozitive.

Për më shumë detaje do të ketë informatë në webfaqen e komunës”, tha Ahmeti.

Ai shtoi gjithashtu se ditëve në vijim do të lajmërohen edhe masat e tjera ekonomike pas diskutimeve me përfaqësues të sektorëve të ndryshëm.

I pari i Prishtinës nuk harroi edhe porosinë thuajse të përditshme “rriNshpi”./Indeksonline/