Ahmeti: Të kufizohet lëvizja gjatë mbrëmjes e deri në mëngjes

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se së shpejtë duhet të ndërmarrim masa të kufizimit të lëvizjes gjatë mbrëmjes e deri në mëngjes.

Ai ka shkruar në Facebook se rritja ende nuk është e shpejtë dhe duhet të ngadalësojmë edhe më shumë.

“Prishtinë, e kemi rolin kryesor në ngadalësim duke mos dal e duke zvogëluar kontaktet”, ka shkruar ai, duke porositur që të qëndrojmë në shtëpi.

Përndryshe, deri tash janë konfirmuar 31 raste me koronavirus në Kosovë.