Ai deklaroi se është beqar, Bora Zemani ironizon Donaldin para të gjithëve

Ardhja e Meridianit dhe Antonelës brenda shtëpisë së BBVIP çuan në krisjen e parë Semi-Donaldi dhe shkak ishte Bora Zemani.

Ishin banorët e rinj, të cilët i dhanë indicie Donaldit se jashtë shtëpisë po njihet si i dashuri i Borës, gjë e cila solli në deklaratën e fortë se ai ishte beqar, i vetëm dhe jo në një lidhje.

Bora Zemani ka reaguar në rrjetin social Instagram rreth Semit dhe Donaldit.

Gjatë spektaklit  u diskutua se pse Semi ndërhyn në marrëdhënien e tyre, si edhe ku qëndron Donaldi në raport me Borën.

Duke qenë se Bora ka marrë mjaft mesazhe ajo vendosi të flasë e të tregojë qëndrimin e saj, madje në fund të videos ka “ironizuar” fjalët e Donaldit, i cili nuk është i sigurt se “nuk e di ai se ç’po ndodh jashtë”