“Ai që e do e gjithë Shqipëria”, Bora habit me emrin e djalit të preferuar nga “Për’puthen”!

Bora Zemani ishte kësaj radhe përballë Antonelës në Top Arena.

Gjersa foli për eksperiencën e saj në program, Bora u pyet nga Antonela se kush është vajza dhe djali i preferuar nga programi.

Moderatorja e njohur tha se nga vajzat nuk do të veçonte asnjërën ndërsa nga djemtë përmendi emrin e Mevlanit.

“Unë e kam thënë në fakt, Mevlani”, tha Bora.

“Ai që e do e gjithë Shqipëria” vazhdoi Antonela duke marrë aprovimin e Borës.

“Ka qenë sigurisht edhe ndër të preferuarit e produksionit duke qenë se ka qenë që nga fillimi i “Për’puthen”, e ka nisur me ne sezonin dhe e mbylli me ne, u bë pjesë e stafit dhe ishte shumë korrekt në çdo situatë”, përfundoi prezantuesja.