Aida Doçi publikon ilahinë “Qabja pa njerëz”

Aida Doçi ka publikuar këngë, kushtuar periudhës në të cilën po kalon bota.

Aida Doçi sapo ka publikuar një ilahi, dedikuar Qabes së zbrazur pa njerëz, gjatë kësaj kohe të pandemisë.

“Qabja pa njerëz” titullohet ilahia e Aidës, për tekstin dhe muzikën e së cilës u kujdes Fatmir Muja, ndërsa e orkestroi Agon Neziri.

E gjithë kënga përcjellet me një fotografi të vendit të shenjtë, i cili tash e sa ditë po qëndron i zbrazur për shkak të koronavirusit.

“Sapo doli Ilahija me e re – Qabja pa njerez

Faleminderit perzemersisht te madhit @fatmirmuja per tekstin dhe muziken e mrekullueshme, po ashtu falenderoj dhe @agonneziri per orkestrimin e perkryer 👏👏”, ka shkruar ajo, në njoftimin që e bëri në rrjete sociale.

Më poshtë mund ta dëgjoni “Qabja pa njerëz”, kënduar nga Aida Doçi: