Web Analytics

Aksident me fatalitet në Hajvali, humb jetën fëmija njëvjeçar

Një fëmijë njëvjeçar e ka humbur jetën sot në një aksident komunikacioni në Hajvali të Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rasti po hetohet nga njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhë në Hajvali.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person (lindur në vitin 2023).

Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/

Nga rubrika