Aksident në Prishtinë, dy të lënduar

Sot rreth orës 12:30 në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në levizje.

Policia njofton se si pasojë e aksidentit janë lë.nduar dy persona.

“Personat e lë.nduar janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar për Telegrafin zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës.

Ndërkohë njësiti i trafikut në Policinë e Kosovës po merret me rastin./Telegrafi/